U tha që kanë prishur raportet, Tayna bën gjestin e papritur për Mozzik

Në fillim të këtij viti ata sollën bashkëpunimin “Edhe ti” që u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe numëron mbi 34 milionë klikime në kanalin Youtube.

Dy artistët e njohur Tayna dhe Mozzik u përfolën për një prishje të raporteve mes tyre, por që e vërteta qëndron ndryshe, shkruan Indeksonline.

Duke mos i komentuar asnjëherë këto thashetheme, reperja nga Prizreni më në fund ka thyer heshtjen duke uruar reperin Mozzik për ditëlindje.

“Urime ditëlindjen djali më i miri, edhe shumë vite tjera dhe lumturi, se i meriton”, ka shkruar Tayna në urim duke bashkangjitur një fotografi ku shihet përkrah tij.

 

 

Kujtojmë që në anën tjetër edhe Mozzik ka mohuar të ketë prishur raportet me bashkëpunëtoren dhe miken e tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë