“Nikli” barazon me Drenicën

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, Feronikeli-Drenica dhe Trepça 89-Llapi, që ishin në kuadër të javës së tretë të sezonit të ri.

Derbi lokal mes Feronikelit dhe Drenicës mbaroj me rezultat të barabartë 2:2, Golat për Niklin i shënuan: Dabiqaj(58’) dhe Milickovic(72’). Kurse për Drenicën dy golat i shënoj Almedin Murati(26’ dhe 80’).Nikli pas 3 ndeshjeve ka vetëm 4 pikë, aq sa ka edhe Drenica.

Në anën tjetër, Trepça 89 arriti ta befasoj Llapin në “Riza Lushta”. “Minatorët” arritën që të shënojn fitore me rezultat 1:0. Golin e vetëm e shënoj Arb Manaj në minutën e 38-të pas asistimit të Muharrem Jasharit.

Llapi pas dy ndeshjeve, ka 0 pikë, kurse Trepça 89 fiton tre pikët e para të sezonit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë