Vazhdojnë investimet në terrenet sportive në Komunën e Drenasit

Komuna e Drenasit po vazhdon investimet në terrenet sportive, me qëllim krijimin e kushteve gjithmonë më të mira për sportisët dhe tifozërinë e sportit në Drenas.

Tifozëria e disiplinuar e komunës sonë meriton kushte më të mira dhe në këtë drejtim kërkesa e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport për pajisje me ulëse për tribunën e stadiumit sintetik në Drenas është aprovuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila ka dhuruar 1000 ulëse.

Këto ulëse janë duke u vendosur në tribunën e stadiumit sintetik, ku tifozëve po krijohet hapësirë më e madhe.

Infrastruktura Sportive është prioritet për komunën tonë, ku përveç investimeve të shumta që po bëhen në vazhdimësi, këtë vit pritet të filloj ndërtimi edhe i disa terreneve sportive.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë