Në mënyrë të suksesshme po vazhdon procesi i Legalizimit në Komunën e Drenasit

Qytetarët nga Komuna e Drenasit, vazhdojnë t’i legalizojnë shtëpitë e tyre dhe të pajisen me certifikatë të legalizimit dhe dokumente tjera përkatëse të pronësisë.

Disa nga përfituesit e procesit të legalizimit, e kanë vlerësuar këtë proces si tejet të rëndësishëm sepse tani janë pronarë ligjor të shtëpive të tyre dhe kanë inkurajuar edhe qytetarë tjerë që t’i legalizojnë shtëpitë dhe të përfitojnë nga ky proces. Ata të cilët kanë përfituar nga procesi i legalizimit janë pajisur edhe certifikatën e legalizimit.

Të nderuar qytetarë, nëse filloni procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, ndërtimi juaj, pas legalizimit regjistrohet në Kadastër, procedurat do të jenë më të thjeshta dhe taksat me të lira, ndërtimi juaj mund të përdoret si hipotekë si dhe ndërtimi pas legalizimit, nuk rrezikon të rrënohet.

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka zgjatur afatin për legalizimin e ndërtimeve pa leje deri më 4 shtator 2021.

Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, që të shfrytëzojnë këtë rast dhe të aplikojnë për të legalizuar pronat e tyre.

Legalizo ndërtimin, mos e humb mundësinë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë