Asfaltohet rruga kryesore e fshatit Nekoc

Në kuadër të planit për realizimin e projekteve për vitin 2020, Drejtoria e Infrastrukturës Lokale në Komunën e Drenasit, është duke i implementuar projektet në terren.

Drejtori për Infrastrukturë Lokale, Endrit Gllareva, të enjten ka mbikëqyrur punimet e asfaltimit të rrugës në fshatin Nekoc, ku ka përfunduar projekti sipas planit të paraparë. Gllareva ka vlerësuar se ky është një projekt me një rendësi të veçantë për banorët e fshatit Nekoc dhe ka shtuar se realizmi i këtij projekti ishte i paraparë në muajin Mars të këtij viti, por për shkak të pandemisë globale CODID-19 është vonuar në realizim.

Asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Nekoc është i gjatësisë rreth 800 metra dhe është përfshirë edhe rrethrotullimi.

Projektet e planifikuar nga Drejtoria e Infrastrukturës Lokale do të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim për të mirën e qytetarëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë