Kosova humb në “Fadil Vokrri”

Një pikë në dy ndeshjet e para, Kosova nuk e ka nisur aspak mirë në aventurën e dytë në Nations League.

Pas barazimit me Moldavinë në Itali, Kosova është befasuar midis stadiumit ‘Fadil Vokrri’, duke pësuar humbje 1-2 nga Greqia.

‘Dardanët’ e nisën keq takimin.

D. Dimitrios Limnios shfrytëzoi një top të kthyer nga kapiteni Samir Ujkani, për ta dërguar atë në rrjetë në tentimin e dytë.

Kosova nisi më pas të sulmojë, por pavarësisht rasteve, nuk e gjeti rrjetën në pjesën e parë.

Në fillim të pjesës së dytë, derisa Kosova po mundohej për diçka më shumë, Greqia shënoi edhe golin e dytë.

Në minutën e 51’, D. Dimitris Siovas shënoi për t’i shokuar vendasit, për 0-2.

Kosova arriti të shënojë më vonë golin e shpresës, 10 minuta para fundit të ndeshjes me anë të Bernard Berishës, por vetëm aq, pavarësisht tentimeve të shumta deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Pas kësaj humbje, Kosova renditet e parafundit në Grupin 3 të Ligës C, me vetëm një pikë të grumbulluar.

Nuk duhet harruar, se Kosova luajti pa Kolollin, Muriqin, Rashicen, Shalen, Kryeziun… /Gazeta Express/

 

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë