Për trajtim dhe stilim unik flokësh, ky është vendi i duhur në Prishtinë

Trajtimi i flokut, posaçërisht ngjyrosja dhe prerja kërkojnë kujdes të shtuar dhe profesionalizëm të madh nga ata që ofrojnë këto shërbime.

Që nga përzgjedhja e ngjyrave kualitative dhe produkteve tjera për trajtim floku, shumica e femrave por edhe meshkujve janë në dilemë se çfarë stilistësh që merren me trajtim flokësh të zgjedhin.

Mirëpo për Valdrin Pestisha, stilistik flokësh nga Prishtina kjo nuk përbën problem. Ai ka përvojë shumë vjeçare në trajtimin e flokëve dhe kjo përvojë e ka shndërruar në një nga stilistët më të kërkuar në Prishtinë.

“Valdrini Hair” mban emrin studio e Valdrinit, që ofron shërbime profesionale për trajtim flokësh.

Valdrini thotë se krahas përvojës së madhe që e ka në prerje, ngjyrosje dhe shërbime tjera në trajtimin e flokëve, ai zgjedh produktet nga më profesionalet dhe të dëshmuara për sukses në tërë botën.

E gjithë kjo ka bërë që besimi në klientët e tij të shtohet dhe kështu të shtohet edhe numri i klientëve besnik të tij dita ditës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë