Punime unike aksesorësh nga Kaltrina Rexhepi- Dragusha

Kombinimi i imagjinatës, kreativitetit dhe shijes unike po perkthehet në kreacione unike aksesorësh të punuara nga Kaltrina Rexhepi-Dragusha nga Prishtina.

Nga rruazat e këndshme, perlat e çmuara, kombinimet unike, janë ato që karakterizojnë punimet e Kaltrinës e që mbajnë emrin e brendit, “Moena hand made”.

Ajo po ofron mundësi të shumta për të dy gjinitë por në kreacionet e saj ajo ka menduar edhe për më të vegjlit, fëmijët.

Ajo thotë se inspirimin e gjen në çkado që sublimon të bukurën. Për të është me rëndësi ndjesia që aksesorët që ajo punon u japin klientëve tē saj.

Disa nga punimet unike të Kaltrinës mund ti shihni në fotografitë më poshtë ndërkaq për më shumë nga punimet e saj dhe për ti porositur ato, mund ti gjeni në Facebook dhe Instagram me emrin @moenahandmade_

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë