Zyrtare: Feronikeli nënshkruan me një super-mbrojtës slloven

FC Feronikeli ka arritur një tjetër marrëveshje, me tjetër futbollist fantastik.

Është fjala për mbrojtësin slloven, Ozbej Kuhar, i cili ka vënë firmën në kontratën e ofruar nga Feronikeli për të kaluar sezonin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline

Kuhar luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe vjen në klub në vazhdën e përforcimeve të afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi slloven, më parë ishte pjesë e klubit të NK Triglav nga Sllovenia dhe tani bëhet pjesë e FC Feronikelit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë