Mesfushori i Juventusit e uron Marclein për transferimin te Feronikeli

Braziliani, Marclei gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar transferimin e tij te klubi nga Drenasi, Feronikeli.

Marclei është prezantuar nga faqja e Feronikelit, duke ngjallur reagime të mëdha. Mirëpo një fytyrë tejet e njohur e futbollit i ka duartrokitur atij në Istagram për kalimin te Feronikeli, shkruan DrenicaOnline.

Bëhet fjalë për ish mesfushorin e Juventusit, Momo Sissoko, i cili i ka duartrokitur transferimit të brazilianit të Feronikeli.

Feronikeli me transferimin e Marclei forcon edhe më shumë bindjet për një sezon fantastik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë