“Njollë e zezë për drejtësinë ndërkombëtare”

Opinion nga Lulzim Nika

Rrugëtimi ynë dy mijë vjeçar për liri, e të cilën e arritëm vetëm në dy dekadat e fundit, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar dhe luftën e pastër të UÇK-së.

Në qershor të vitit 1998, SHBA-ja vendosi që në procesin e paqes (dialogun) për Kosovën të përfshihen edhe përfaqësuesit politik të UÇK -së.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë, heroike dhe çlirimtare.

Ata që më së shumti iu gëzuan formimit të Gjykatës Speciale janë qeveria serbe në bashkëpunim me aleatët saj rusët, si dhe lobi serb në Amerikë; këta të fundit përkrahën fuqishëm fushatën e Barak Obamës, ndërkaq si shpërblim morën përkrahjen e tij në politikën denigruese serbe në raport me Kosovën.

Pas përfundimit të Gjykatës së Hagës për hapësirën e ish-Jugosllavisë, dhe pafajësisë së të gjithë të akuzuarve, prokuroria dhe ministria përkatëse e Serbisë, fabrikoi akuza, duke u bazuar në gënjeshtra për luftën e pastër të UÇK-së.

Pas përfundimit të mandatit të Gjykatës së Hagës, presioni për ta formuar dhe vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale ishte sui generis për drejtësinë ndërkombëtare, meqë qysh në fillim ishte konceptuar si gjykatë që do të ndiqte vetëm pjesëtarët e një kombi, në këtë rast shqiptarët, e si e tillë, paraqet një nonsens juridik, historik dhe politik, sepse është bazuar në paragjykim dhe fajësi a priori të luftës së drejtë për liri e pavarësi.
UÇK-ja është emblema e lirisë sonë!

 

(Autori është Doktor i Historisë dhe Drejtor në Shkollën e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas)

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë