“Myzhde”, nga 1 korriku lejohen dasmat në Kosovë

Që nga shpallja e pandemisë, janë bllokuar shumë aktivitete e biznese.

Ndër to më të prekurat kanë qenë sektori i hotelierisë, sidomos ata që varen nga organizimi i dasmave dhe ahengjeve të cilat vazhdojnë të jenë të ndaluara, shkruan Indeksonline.

Pas protestave të shumta nga këngëtarë e shoqata të hotelierive, duket se më në fund ata kanë marrë lajmin se kur do të nisin dasmat.

Ka qenë vetë Edi Furra i cili ka bërë të ditur se me 1 korrik do të mbahen dasmat duke e cilësuar këtë si lajm të mire.

Poashtu edhe Labi ka falenderuar gjithë ata që protestuan për të arritur që dasmat e ahengjet të hapen që nga 1 korriku.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë