Kështu do të duket stadiumi i Feronikelit, dhe ky është kapaciteti i tij

Qyteti i Drenasit po bëhet me një stadium tejet të bukur, në të cilin aktualisht i zhvillon ndeshjet skuadra e Feronikelit.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, të KF Feronikelit, Komuna e Drenasit në bashkëpunim me MKRS-në, po investon në rregullimin e tribunave dhe rritjen e kapacitetit të stadiumit aktual.

Në lidhje me këtë, Drenicaonline, ka kontaktuar znj. Shqipe Zogu nga Komuna e Drenasit, për të na dhënë më shumë detaje rreth investimeve.

“Stadiumi “Rexhep Rexhepi” si projekti më kapital i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport është aktualisht në fazan e dytë të ndërtimit, i financuar kështu nga Komuna e Drenasit/DKRS dhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport. Stadiumi do të ketë mbi 6600 ulëse duke e bërë kështu stadium të kategorisë së 3-të dhe punimet e kësaj faze (faza e dytë) që përfshijnë punët e vrazhda dhe izolimi do të kryhen këtë vit pra në 2020, për të filluar vitin e ardhshëm me fazan e tretë si fazë e fundit e punëve finale” tha Zogu për portalin DrenicaOnline.

Duke folur për punimet që po zhvillohen në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Erlind Krasniqi nga klubi i Feronikelit ka konfirmuar se gjatë ditës së hënë janë rikthyer punimet pas lehtësimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë shkaku i pandemisë COVID-19.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë