A do t’i rikthehet Ermal Mamaqi televizionit?

Komediani Ermal Mamaqi muajve të fundit i është dedikuar tërësisht filmit, duke lënë anash angazhimet e tij në televizion. “I love Tropoja’’ është projekti i dytë filmik i tij, që pason atë “2 gisht Mjaltë’’, ku luan edhe këngëtarja, njëherësh mikja e tij e ngushtë, Elvana Gjata.

Por, “Xing me Ermalin”, ishte po ashtu një projekt i suksesshëm televiziv.

I pyetur, nëse do të rikthehet me këtë projekt në televizion, ai për emisionin #gjesi në T7 është përgjigjur:

Tani unë do të kem një projekt tjetër që nuk do të jetë televizion sepse mendoj që i kam dhënë shumë televizionit për 20 vjet të jetës time. Tani dua të tërhiqem pak nga ai dhe ti kushtoj më shumë rëndësi familjes dhe filmit që ndoshta do të lënë më shumë gjurmë në histori”, shtoi ndër të tjerash Mamaqi

Ndryshe, Ermal Mamaqi dhe ekipi i filmit ‘’I love Tropoja” do të vazhdojnë me një turne nëpër të gjitha vendet e Shqipërisë dhe më gjerë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë