Kemi dasmë: U tha se do martohet këtë vit dhe Luana sapo e konfirmoi

Prej 6 vitesh moderatorja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca është në një histori dashurie me menaxherin e saj, Krenar Çoçajn. Ndonëse janë fotografuar shumë shpesh bashkë, dyshja preferojnë të mos e bëjnë publike lidhjen.

Para disa ditësh “Panorama Plus” zbuloi se Luana po planifikon të bëjë një ceremoni dasme me Krenarin këtë vit dhe së fundmi, vetë moderatorja ka konfirmuar.

Luana ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një status, me anë të të cilit konfirmon lajmet për martesë. “Gjejeni kush do të martohet këtë vit?”, ka shkruar ajo, duke mos zbuluar të tjera detaje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë