Dua Lipa publikon super-këngën ‘Physical’ para publikimit të albumit

Dua Lipa na bën të vallëzojmë të mos flemë me këngën e saj më të re.

Këngëtarja Dua Lipa ka publikuar edhe këngën e tretë nga albumi i saj më i ri që do të dalë shumë shpejtë.

Loading...
Loading...

Kënga ka titullin ‘Physical’ dhe është në stilin disko të viteve 90’ta, siç janë edhe dy këngët e para dhe siç do të jetë edhe i gjithë albumi.

Dua ka zbuluar se albumi i saj i dytë, “Future Nostalgia” do të dalë në treg më 3 prill të këtij viti.

Me këtë album do të ju bëj të gjithëve që të vallëzoni e kërceni, pasi me albumin e parë keni vuajtu mjaft”, ka thënë këngëtarja.

Albumi i dytë i Duas ka pritshmëritë e mëdha, pas suksesit të padiskutueshëm të albumit debutues.

Deri tani ajo ka publikuar tre këngë nga ky album, ‘Don’t start now’, ‘Future Nostalgia’ dhe e fundit ‘Physical’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë