Afërdita çdo herë e më e mirë, sot duket një yll!

Afërdita Dreshaj është një femër e kompletuar dhe me shumë stil.

Modelja dhe këngëtarja shqiptare e cila jeton në Amerikë është çdo herë në pah me trendët e reja, e as në paraqitjen e radhës nuk ishte më ndryshe.

Me një “selfie” para pasqyrës, Afërdita përveç se e veshur me shumë shije, ajo nuk la anash as theksimin e belit në një bluzë të shkurtër.

“Një të enjte të lumtur”, ka uruar Afërdita ndjekësit e saj derisa dukej impresive dhe me formë të mirë.

Ndryshe, Afërdita është e martuar me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl me të cilin nuk i kursen pozat e shumtë në rrjetet sociale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë