Njoftim për klubet sportive për zgjedhjen e sportistit të vitit 2019

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport edhe këtë vit do të bëjë zgjedhjen e më të mirëve në lëmin e sportit.

Ndaj klubi duhet të dërgoj propozimet në Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport për;
– Sportisti/ja i/e vitit (një propozim)
– Sportisti/ja më me perspektivë (një propozim)
– Klubi i vitit
– Trajneri/ja i/e vitit (një propozim)
– Veterani/ja e/e vitit
– Gjyqtari i vitit
– Punëtori/ja sportiv i/e vitit
– Mësimdhënësi/ja i/e Edukatës Fizike i/e vitit
– Nxënësi/ja sportist/e i/e vitit
– Për kontributin e veçantë në zhvillimin e sportit-sponsoret (donatorët

Kërkojmë nga klubi që bashkë me të propozuarit të na i dërgojnë me shkrim edhe për të arriturat gjatë këtij viti kalendarik për secilin të propozuar.

Dosja me propozim dhe shënimet/dëshmitë mbështetëse duhet të dorëzohen në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport përmes protokollit deri më datën 18.12.2019.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë