Vijnë përforcimet e para te FC Feronikeli

Pas një interesimi të gjatë dhe vezhgimeve të vazhdueshme, FC Feronikeli ka arritur ti sjell në radhët e veta dy futbollistë tejet të talentuar.

Bëhet fjalë për Simon Loshin dhe Kristi Kullaj, dyshe më të cilën Feronikeli do të përforcohet në afatin e Janarit.

Futbollistet kanë pranuar që tani, duke nënshkruar kontratë më FC Feronikelin.

Kristi Kullaj (20) ishtë futbollist te skuadra e të rinjëve në KSC Lokren, në Belgjikë. Pozicioni i preferuar i Kullaj, është mesfusha ofanzive, i aftë të luajë edhe nga krahët, por edhe në pozitën e mesfushorit qëndror.

Skuadrës i bashkohet edhe Simon Loshi i lindur në vitin 2000, i aftë të luajë në të dyja anët e mbrojtjes, në të djathtën e në të majtën, ishte pjesë e grupmoshave të Feynoordit nga ekipa e re, U17, U18 e U 19.

Klubi është i interesuar për të sjellë në skuadër përforcimet e duhura dhe se rritja e këtyre lojtarëve do luajë rol të madh në skuadër, me projektin madhështor, që në krye ka Presidentin, Naser Ramaj.

Po ashtu, edhe kryetrajneri, Agim Sopi është shprehur i kënaqur me arritjen e marreveshjës për ti pasur në ekipin e tij këta dy futbollistë.

Kjo nuk do të jetë levizja e vetme gjatë Janarit, pasi që skuadra do të sjell edhe risi tjera në ekip.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë