Familjet e prekura nga tërmeti në Durrës po strehohen në Drenas, mund tu dilni në ndihmë edhe ju!

Shumë familje të prekura nga tërmeti në Shqipëri kanë arritur në Kosovë.

Disa prej tyre janë strehuar nga familjet drenicase.

Përveç lajmit që mbrëmë ka dhënë Top Channel se një familje nga Durrësi është strehuar të Selim Mehmeti, ish drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, që tani jeton në Prishtinë, të lajmëruara në redaksinë e DrenicaOnline janë edhe tri familje tjera që janë të strehuara.

Njëra ndodhet në fshatin Vuçak e dy të tjetra në Tërdevc. Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë këto familje me gjëra ushqimore e veshmbathje mund të drejtohet të Mehdi Shala në Vuçak dhe për dy familjet që janë strehuar në Tërdevc të kontaktoni Skender Halilajn në këtë numër telefoni 045-411-113.

Halilaj ka thënë për DrenicaOnline se ka strehuar dy familje nga Durrësi dhe për to ka ofruar edhe ushqime.

Ju njerëz të vullnetit të mirë, që dëshironi tu ndihmoni këtyre familjeve, lajmëroheni të Skënderi në Tërdevc dhe të Mehdia në Vuçak./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë