Tigrat e Zi – Drenas: Tash është koha që të veprojmë

Tifozët e Feronikelit, “Tigrat e Zi” me aksion për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Tifogrupi do të grumbullojë ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë dhe do të nisën në orën 19:00 në Shqipëri.

Ky është njoftimi i plotë nga tifogrupi, “Tigrat e Zi – Drenas”

Tash është koha që të veprojmë.

Ju bëjmë thirrje të gjithë TIGRAVE dhe qytetarëve të Drenasit që të bashkangjiten në aksionin tonë për t’i ndihmuar të prekurit nga tragjedia në Shqipëri.

TIGRAT E ZI po grumbullojnë ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë dhe të njejtat do të nisen sot në ora 19:00 për në Shqipëri.

Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkangjiteni duke sjellur ushqim, batanije e veshmbathje, aq sa keni mundësi.

Pika e grumbullimit është në Fan Shopin e Tigrave, që gjindet mbrapa gjykates.

Të gjithë ata të cilet nuk mund ta gjejnë mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +38345633191.

Një ndihmë e vogël nga ti këtu, është tepër e madhe për një qytetar të prekur atje.

Jemi të njejtë, jemi të bashkuar, jemi të goditur të gjithë, prandaj të veprojmë së bashku!

Faleminderit të gjithë atyre për perkrahjen ?

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë