Superkupa mbarëkombëtare nesër luhet në Drenas

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Unionin e klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, do të mbahet finalja e Superkupës mbarëkombëtare.

Ndeshja për Superkupë zhvillohet ndërmjet ekipit të futbollit FC Feronikeli nga Drenasi dhe FC Kosova Zurich nga Zvicra. FC Feronikeli është fitues i Kupës së Kosovë për vitin 2019, ndërsa FC Kosova Zurich është fitues si Kupës së Diasporës për vitin 2019.

Loading...
Loading...

Kështu, këto dy skuadra do të ballafaqohet në Superfinale, e kjo ndeshje do të zhvillohet më 16 nëntor (e shtunë) në Stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke filluar nga ora 13:00.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë