“TIKS.APP” takim me FFK-në, kur pritet të vendoset koha e lëshimit të biletave me Anglinë

Biletat për ndeshjen Kosovë-Angli nuk kanë mundur që të shiten për shkak se sipas aplikacionit “TIKS.APP” ata kanë qenë cak i sulmeve kibernetike.

Duke kërkuar falje për atë që ka ndodhur ata kanë njoftuar se do të takohen sot me drejtuesit e FFK-së, dhe më pastaj do të caktohet ora kur do të dalin në shitje pjesa e biletave të mbetura.

Që nga ora 16:00, dje, kur ka qenë e paraparë që të dalin ne shtije biletat, shumë të interesuar nuk kanë mundur që të bëjnë blerjen e tyre për shkak të problemeve të aplikacionit.

Por duket se dikujt i ka funksionuar, edhe nga njoftimi i më poshtëm pasi që tash do të dalin në shitje “biletat e mbetura në sistemin online”.

Ky është njoftimi i plotë sot:

“Tiks.APP ka qene cak i disa sulmeve te koordinuara kibernetike, me qellim te pengesës se shitjes se biletave online, për te cilën tashmë janë ftuar organet kompetente për hetim.
Stafi jone ka punuar pa ndërprere ne 24h e fundit për te evituar këto sulme te cilat janë te koordinuara dhe i shërbejnë vetëm një grupi te ngushtë te personave keqdashës.
Disa Persona dhe Media kanë shfrytëzuar këtë situate dhe kanë publikuar materiale nxitëse qe kanë ndikuar edhe me tej ne tensionimin e situatës se krijuar.
Për publikun duhet te sqarohet se përmes “ping” nuk mund te vërtetohet disponueshmeria e sistemit apo shërbimit, sepse ato adresa janë zakonisht pajisje tjera si “router” apo “fireëall” dhe janë vetëm një pjese e vogël infrastrukturës së sistemit në tërësi – këtë gjë e konfirmojnë shumë lehtë ekspertet e lëmisë.
JU INKURAJOJME qe biletat te cilat i gjeni ne tregun e zi, neper faqe te ndryshme ne internet apo ne rruge, te i raportoni menjëherë ne Polici, sepse stërshitja e biletave pa autorizim paraprak nga Organizatori mund te konsiderohet si vepër penale.
Akuzat dhe kritikat te cilat janë drejtuar kundër Tiks.APP janë te pranueshme dhe ndjejmë keqardhje te sinqerte për shqetësimet e mundshme qe mund te ju kemi sjellur – dhe me shumë sinqeritet, me te gjitha kapacitetet tona jemi munduar qe ta tejkalojmë këtë situate.
Gjithashtu, kërcënimet e adresuara te ne janë shumë serioze dhe të patolerueshme, sepse ne jemi vetëm një Kompani e cila mundohet te kryej shërbimin sipas një kontrate te caktuar.
Sot gjatë ditës, pas konsultimeve qe do te kemi me FFK dhe Policinë, do të vendoset për kohen (orën) e lëshimit të biletave të mbetura në sistemin online, për te cilën do të njoftoheni në vazhdim përmes faqes tonë ne facebook dhe Instagram.
Ju lutemi për mirëkuptim dhe ju sigurojmë se nuk ka asnjë prapavijë apo keqpërdorim nga ana jonë lidhur me gjithë këtë situatë, mirëpo duke e pasur parasysh numrin e limituar te ulëseve ne Stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kërkesën e cila është se paku njëzetfishti i kapaciteteve te ofruara, afër 95% te klientëve nuk arrijnë te sigurojnë bileta.
Me respekt,
TIKS.APP”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë