Edhe një shenjë, Loredana e pranon se është ‘dhelpra’

Loredana gjatë mbrëmjes së djeshme ka postuar një video kuështë parë duke dëgjuar e kënduar këngën më të re të Mozzik, e cila thuhet se i dedikohet Loredanës. Ndërsa me anë të një komenti Loredana madje e konfirmon se është ‘dhelpra’.

Janë bërë disa javë që kur çifti i njohur Loredana dhe Mozzik kanë deklaruar se lidhja e tyre ka përfunduar.

Por veprimet e artistëve që nga këto deklarata na bëjnë të dyshojmë se ka qenë vetëm krizë momentale në lidhjen e tyre dhe se ata kanë ‘kurdisur’ gjithçka. Loredana ka publikuar një video ku ajo këndon këngën e re të Mozzik “Dhelpër Dinake”.

Adhuruesit e artistëve që nga publikimi i këngës kanë aluduar se ajo i është kushtuar pikërisht Loredanës, shkruan rtv21.tv

Por, jo vetëm fansat mendojnë ashtu. Loredana po ashtu e ka pranuar se “ajo është një dhelpër”.

Këtë e ka pranuar në një koment që ajo e ka kthyer për fansat e saj dy ditë më parë.

Loredana tregoi për ndarjen e tyre përmes një postimi në Instagram. “Tani e tutje, jam një nënë beqare, e cila vetëm më bën më të fortë. E vetmja gjë që më duhet është vajza ime Hana”, kishte shkruar ndër të tjera këngëtarja krahas postimit të gjatë në gjuhën gjermane.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë