Drenori: VV-ja e ka gjetë “ilaqin” se si me ja zgjatë mandatin Lladrovcit

Xhavit Drenori ka treguar statistika interesante nga zgjedhjet në Drenas sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë nga 2531 vota sa kishte marrë VV-ja në komunën e Drenasit, 1004 i kishte marrë ai duke u renditur i dyti me vota pas Albin Kurtit.

Statusi i plotë:

Sa për statistika në Drenas!

Në zgjedhjet e vitit 2017, nga 110 kandidatët e Vetëvendosjes u rendita i 41-ti me 4808 vota nga 200135 sa kishte marrë VV-ja në total në nivel vendi.

Nga 2531 vota sa kishte marrë VV-ja në komunën e Drenasit 1004 i kisha marrë unë duke u renditur i dyti me vota pas Albin Kurtit.

Të jemi të qartë: në vitin 2017 nuk isha anëtar i VV-së dhe kisha totalisht pak hapsira promovimi në fushatë dhe fushatën e kisha bërë më një ekipe të vogel aktivistësh (jo të VV-së).

Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2019 (muajin e kaluar), kandidati i vetëm i kësaj partie (VV-së) nga komuna e Drenasit, Enver Dugolli ka marrë vetëm 3474 vota nga 220811 vota duke u renditur i 74 nga 110 kandidatët e Vetëvendosjes.

Ndërsa në Drenas nga 2625 vota sa ka marrë Vetëvendosja në komunën e Drenasit, Enver Dugolli i ka marrë vetëm 855 vota. (Në dorë kishte krejt arsenalin njerëzor dhe fininciar të degës së VV-së në Drenas).

Në renditjen në Drenas, përveç Albin Kurtit, para tij me vota është edhe Glauk Konjufca.

Një fjalë e urtë popullore thotë:
Gropën që u’a ngriti të tjerëve, ra vetë!

Përfundimi:
Për zgjedhjet lokale për kryetar komune në Drenas, VV-ja e ka gjete “ilaqin” se si me ja zgjatë mandatin për edhe 4 vite pa u lodhë kryetarit aktual.

Urime, suksese!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë