Sokoli në krye të Feronikelit? Naser Ramaj tregon të vërtetën rreth thashethemeve

Feronikeli po kalon në një fazë jo shumë të mirë në këtë pjesë të parë të kampionatit.

Kampionët në fuqi, pas 12 javësh janë në vendin e gjashtë me 19 pikë, 7 pikë larg vendit të parë.

Pas humbjes nga Drenica, është përfolur se trajneri Vukiçeviq është pranë shkarkimit.

Madje ato kanë shkuar aq thellë sa që kanë vendosur emrin e Bylbyl Sokolit si zëvendësuesin e tij të mundshëm.

Por presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, në një prononcim për Indeksonlinen ka mohuar se ka diçka të vërtetë.

Ai madje ka thënë se as që është diskutuar për këtë punë pasi që vetë ndodhet jashtë vendit.

“Për momentin ende nuk kemi vendosur sepse jam në rrugë, jashtë vendit. Duhet të ulemi dhe të diskutojmë se çfarë është e nevojshme sapo të kthehem në Kosovë. Për trajner nuk kemi menduar akoma, por është një e pavërtetë që e pashë dje në shtypin vendor se gjoja kemi biseduar me Bylbyl Sokolin. Sigurisht se askush nga klubi as që ka folur me të“, ka thënë Ramaj.

Feronikeli ishte i jashtëzakonshëm sezonin e kaluar, duke fituar Ligën… dhe Kupën… dhe mori pjesë në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë