Kontrolluan plotësisht ndeshjen, Kosova fiton minimalisht ndaj Gjibraltarit

Kosova e ka mposhtur 1-0 Gjibraltarin në “Fadil Vokrri” pak ditë para përballjes shumë të rëndësishme, me Malin e Zi.

Rashica, Muriqi, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Halimi, Celina, Aro Muric, Shala – që të gjithë u pushuan për këtë ndeshje.

Bernard Challandes ua dha shansin shumë lojtarëve që kanë luajtur pak, apo që nuk kanë luajtur fare dhe në fund ia shpërblyen besimin.

Në mungesë pothuajse të 11-shes startuese, Kosova mori fitore minimale 1-0 kundër Gjibraltarit në “Fadil Vokrri”.

Ishte mesfushori, Florent Hasani, ai që shënoi për 1-0 në minutën e 68-të, i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.

Kjo fitore sado minimale kundër një skuadre si Gjibraltari, shërben për të motivuar skuadrën para përballjes shumë të rëndësishme në “Fadil Vokrri”, me Malin e Zi të hënën, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë