Kështu janë dukur Gjiko dhe Elita në dasmën e mbrëmshme

Mbrëmë u martua vëllai i Gjikos Producenti i mirënjohur shqiptar, Arbër Gjikolli, apo siç njihet si Big Bang dhe Blerina Bokshi mbrëmë kanë kurorëzuar dashurinë me martesë, shkruan rtv21.tv

Dasma e tyre është mbajtur në Garden Events në Prishtinë, teksa të ftuar ishin shumë emra të njohur jo vetëm nga fusha e artit, por edhe nga fushat e tjera.

Reperi Gjiko në Instagram, ka publikuar shumë video nga atmosfera në dasmën e vëllait të tij, Arbërit.

Ndërsa, bashkëshortja e Gjikos, moderatorja Elita Rudi, ka publikuar një fotografi veçantë në të cilën shfaqet pranë reperit. “Burri im”, ka shkruar Elita krahas fotografisë.

Kujtojmë se Arbër Gjikolli është një nga producentët më të suksesshëm të muzikës moderne shqiptare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë