Big Mama në lidhje dashurie me aktorin e mirënjohur të serialit “Më fal”?

Këngëtarja përkrah aktorit dhe modelit të mirënjohur turk! Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Big Mama, kohëve të fundit i ka shpeshtuar vizitat e saj në vendin e bukur të Turqisë. Ajo po kalon çaste të bukura atje nën shoqërinë e personave më të dashur.

Me disa fotografi që publikoi në Instagram, ua turbulloi mendjen ndjekësve të saj.

Artistja e mirënjohur shqiptare publikoi një fotografi përkrah aktorit dhe modelit të mirënjohur turk, Serhat Kaynarpinar, i njohur me rolin e “Cihanit” te seriali “Më fal”, që la të kuptohet se mos ai është arsyeja që këngëtarja po e viziton shpesh Turqinë, transmeton rtv21.tv

Edhe me një fotografi tjetër ngjalli reagime të shumta. “Gëzuar për jetën time”, ishte përshkrimi i fotografisë, duke nxitur dyshimet se ka diçka të re në jetën e saj private.

Sipas fotografive që ajo publikoi, mund të kuptohet se artistja e mirënjohur shqiptare dhe modeli i mirënjohur turk janë në lidhje dashurie.

Mbetet të shihet me kalimin e kohës se si qëndron e vërteta. Kur jemi te modeli i mirënjohur, ai arriti suksese të shumta edhe në fushën e aktrimit.

Kaynarpinar i dha frymë rolit të “Cihanit” në serialin “Më fal”. Ai dëshironte të arrinte gjithçka në serial, ai pëlqehej shumë nga publiku, transmeton rtv21.tv

Shquhet si një ndër modelët më të dalluar në Turqi dhe vlen të përmendet se mori pjesë edhe në disa klipe të këngëtarëve më të njohur të Turqisë./21Media

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë