Me dimi e jelek, kështu dukëshin kur ishin bërë nuse Shkurta, Shyhretja e Remzia

Janë ndër këntëtaret me të dashura për publikun shqiptarë.

Ato njihen si bilbilat e Kosovës, të cilat me zërin e tyre për dekada me radhë kanë argëtuar publikun shqiptar.

Fjala është për tre emra të njohur të muzikës popullore, Shkurte Fejzën, Shyhrete Behlulin dhe Remzie Osmanin.

Përveç zërit dhe stilit të veçantë, këngëtaret e mirënjohura shquhen edhe për paraqitjetet mresëlënëse.

Këngëtaret nga Mushtishti i Suharekës të veshura me shije dhe stil shfaqen çdo herë, shkruan rtv21. Krahas ditëve të sotme, ku rol luan moda dhe grimi, këngëtaret e mirënjohura bukur ishin dukur edhe kur kishin qenë të reja.

Kjo shihet nga disa imazhe të hedhura në internet, në të cilat artistet shihen të veshura si nuse. Të veshura me veshje të nusërisë, Shkurta, Shyhretja dhe Remzia duken mjaft bukur të rregulluara si nuse.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë