Afrona e bën këtë gjë para martesës

Ja çfarë po bën Afrona pak orë para dasmës.

Sonte në Shëngjin çifti i njohur i estradës, Blerim Muharremi dhe Afrona Dika në mesin e shumë të ftuarve do t’i thonë PO njëri-tjetrit, shkruan rtv21.

Kurse, pak orë para se të vishet me fustanin e bardhë, Afrona përmes një postimi në Instastory zbuloi se është duke u relaksuar me pamje nga deti.

Krahas përgatitjeve, këngëtari Blero dhe modelja 27 vjeçare realizuan një set të bukur fotografik, të veshur si dhëndër dhe nuse.

Kujtojmë se, për argëtimin e mysafirëve do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës, Ramadan Krasniqi – Dani, Sabri Fejzullahu dhe Shkurte Gashi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë