Këngëtarja nga Mushtishti, Remzie Osmani sot ka ditëlindjen dhe i mbushi 48 vjet.
Këngëtarja e hiteve të shumta dhe nënë e dy fëmijëve do të marrë urime të shumta nga familjarë, miq, kolegë e fansa të shumtë. Remzie Osmani, e lindur më 10 shtator të vitit 1971, është këngëtare shumë e njohur kosovare.
Ajo është pjesë e skenës muzikore qe disa dekada me radhë dhe ende vazhdon të jetë mjaft aktive në muzikë, qoftë me projekte apo edhe nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme familjare.
Sot, ajo ka marrë urime të shumta.
E kujdesëshmë në këtë ditë të veçantë të Remzies, është treguar edhe reja e saj Gëzmija.
“Urime ditëlindjen Mam”, ka shkruar Gëzimja.