Mitrovica ka shkruar historinë në futbollit e vajzave në Kosovë këtë vit, pasi që paraqitjet e saj ia kanë siguruar një vend në mesin e 32 skuadrave më të mirë në Ligën e Kampionëve.
Në këtë fazë të Ligës së Kampionëve, ndeshjet zhvillohen vajtje-ardhje, që do të thotë se kundërshtari i radhës i Mitrovicës do të vijë në Prishtinë, transmeton Gazeta Express.

Kundërshtarët e mundshme të vajzave të Mitrovicës janë disa klube të mëdha, përfshirë këtu skuadra si Atletico Madrid, Manchester City, Lyon, Paris Saint-Germain, Barcelona e Bayern Munich.

Shorti do të hidhet pas dy ditësh, ndërsa ndeshjet e para do të zhvillohet më 11 dhe 12 shtator e ato kthyese një javë më vonë.