Naser Ramaj, njëriu kryesor për zhvillimin e sportit në Kosovë

Presidenti i Klubit Futbollistik “Feronikeli”, Naser Ramaj është emri më i përfolur në sportin kosovar.

Ai ka dhënë dhe vazhdon të jap një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e sportit në Kosovë, në veqanti për futbollin, transmeton DrenicaOnline.

Së fundi skuadra e tij është ndeshur në miqësore me FC Milano në Stadiumin Nacional “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sot Ramaj, në profilin e tij në Facebook ka postuar disa fotografi me udhëheqësit e klubit italian ku përveq pritjes së madhe të cilën ia kanë bërë ata kanë darkuar së bashku në Prishtinë.

Ramaj ka falenderuar drejtuesit e Milanos dhe lojëtarët për ardhjen e tyre në Kosovë dhe zhvillimin e një ndeshje të bukur.

KF Feronikeli nga Drenasi ka korrur suksese të mëdha kohët e fundit, ka fituar dy kupat në Kosovë dhe ka marr pjesë në garat ndërkombëtare, në Ligën e Kampionëve dhe në Europa Ligë.

Të shtunën nis edicioni i ri i kampionatit, ku “Nikli” i Ramajt do të ndeshet me Drenicën në Stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas./DrenicaOnline/

Më shumë