“Cani” dhe “Sanemi” nuk e fshehin dashurinë, shijonë pushimet bashkë

Ata të dy janë çifti më i komentuar.

Aktorët e njohur, Demet Ozdemir në rolin e “Sanemit” dhe Can Yaman në rolin e “Canit” kanë rrëmbyer zemrat e fansave me rolet e tyre në serialin “Erkenci Kus”, një nga serialet turke më të shikuara aktualisht.

Për dyshen po komentohet aq shumë se ka vazhduar lidhjen edhe jashtë serialit, megjithatë ata ende nuk i kanë mohuar dhe as pohuar këto deklarata.

Por, para një muaji ajo që ka ngjallur reagime është komenti që Cani i ka dhënë Demetit në një fotografi të publikuar në Instagram.

Kurse, tani siç raportohet në mediat turke çfti kanë kaluar pushimet së bashku. Ata madje kanë njoftuar njëri-tjetrin me familjet e tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë