Feronikeli e mëson sonte emrin e kundërshtarit të Europa Leagues

Feronikeli do ta mësojë sonte emrin e kundërshtarit të radhës në garat evropiane. Humbësi i duelit Sutjeska – Slovan Bratislava do të përballet me kampionin kosovar në rrethin e dytë kualifikues të Europa Leagues

Feronikeli do të njihet sonte me emrin e kundërshtarit të rrethit të dytë kualifikues të Europa Leagues.

Kampioni i Kosovës u eliminua mbrëmë nga Champions League pasi humbi në shtëpi nga ekipi uellsian, The New Saints, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues, derisa dueli i parë ishte mbyllur baras, 2:2.

Skuadra nga Drenasi do të luajë në Europa League me humbësin e duelit ndërmjet Sutjeskas dhe Slovan Bratislavës, të cilët do të përballen sonte në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Championsit.

Ndeshja e parë në mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar baras, 1:1.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë