Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet që kanë qenë në orarin e sotëm.
Bullgari-Kosovë dhe Çeki-Mali i Zi ishin dy ndeshjet që ishin në orar për t’u luajtur në qershor.
Kosova me plot dramë ka fituar në Sofje të Bullgarisë duke marrë tri pikët e para në kualifikime për në Euro 2020.
Kjo është fitorja e parë e Kosovës në kualifikime për një Europian, ku fitoi në sekondat e fundit me rezultat 2-3.
Për Kosovën shënuan Rashica, Muriqi dhe Rashani.
Në anën tjetër Republika e Çekisë ka shënuar fitore 3-0 kundër Malit të Zi.
Pas këtyre ndeshjeve, Anglia vazhdon të jetë në vendin e parë por me vetëm dy ndeshje të luajtura me gjashtë pikë. Në vendin e dytë është Çekia me gjashtë pikë, kurse në vendin e tretë është Kosova me 5 pikë.
Në dy vendet e fundit janë Bullgaria dhe Mali i Zi me nga dy pikë.
