“Juristja seksi” shqiptare: Këto janë ofertat me shumë shifra që marr

Redona Koçi është një prej vajzave shqiptare më tërheqëse në rrjetet sociale. Ajo është cilësuar si “juristja më seksi në Shqipëri” dhe ka mijëra ndjekës në Instagram.

Krahas profesionit krahas profesionit të saj ajo vazhdon edhe karrierën si modele, ku nuk mungojnë fotot me të brendshme që duket se janë të preferuarat e saj.

Shpesh brunia joshëse poston foto të nxehta tek të cilat merr shumë komplimente.

Redona thotë se është me fat që ka lindur e bukur, megjithëse shpeshherë ndjekësit në rrjetet sociale e akuzojnë se është “ e bërë” dhe se përdor Photoshop “të theksuar” në fotot e saj.

Ajo ka rrëfyer rrëfen jetën e saj jashtë virtualitetit në një intervistë për “Panorama Plus”.

Pjesë nga intervista

Një juriste në botën e modës. Si reagojnë njerëzit kur njihen me profesionin tënd?

Njerëzit më tepër më njohin si modele sesa juriste, sepse modelingun kam ushtruar, ky është pasioni im, ndërsa juridiku është një shkollë e përfunduar, por jo e ushtruar.”

Bën shumë përshtypje në rrjetet sociale me pozat e tua. E ke menduar t’i hysh televizionit dhe ku mund të të shohim?

Ajo që unë dashuroj më së shumti është që të pozoj para aparatit fotografik, prandaj edhe nuk e kam menduar botën e televizionit. Jo, nuk e kam menduar, por po e mendoj meqenëse ma propozuat (qesh). Në një të ardhme nuk i dihet (Kurrë mos thuaj kurrë!).”

Është krijuar një brez i ri vajzash “Instagram”-i që bëjnë shumë përshtypje me jetën e ëndërruar të luksit. Po ti ç’përgjigje do u jepje atyre që të pyesin për jetën e shtrenjtë?

E rëndësishme për mua është të bësh një jetë të lumtur me personat e zemrës. Sa për luksin, të gjithë e duam, të jemi realiste, por çdo gjë vjen gradualisht.”

Paraja për ty është qëllim në vetvete, dhe si do e shtosh pasurinë?

Paraja është diçka, por nuk është gjithçka. Sa për pasurinë, po rritet pak nga pak (qesh).”

Ç’të duket e padrejtë në mënyrën si meshkujt sillen me femrat në Shqipëri? Ti vetë çfarë nuk do të toleroje?

Një ndër elementët kryesore dhe të patolerueshëm është dhuna ndaj femrës. Kjo është ndër faktorët kryesorë, të cilin unë nuk do e toleroja, që femra të diskriminohet brutalisht.”

Në një intervistë je shprehur se të kanë bërë ofertë pune me një shumë të madhe. Cila është shifra më e madhe që të kanë propozuar?

Shifrat janë të mëdha dhe të ndryshme, por futen te të parëndësishmet, për mua, kur në punë mungon korrektësia, disiplina dhe serioziteti, kulturë e cila mungon në vendin tonë, fatkeqësisht.”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë