Ardit Gjebrea marton çiftin e moshuar.. një histori e pabesueshme si “Dashuria në kohërat e kolerës”

U ndanë dhe e vazhduan jetën të ndarë. I pari u martua ai dhe pastaj ajo, larg në Argjentinë. Vite shumë më vonë ajo mbeti e ve dhe ai e telefonoi për ta ngushëlluar. Disa muaj më vonë edhe gruaja e tij u nda nga jeta. Meqë të dy ishin sërish të lirë dhe dashuria ishte fshehur diku aty në zemër e ringjallën dhe lluan bashkëjetesën prej një viti.

Ajo s`kishte veshur kurrë fustan të bardhë, as ai s`ishte bërë kurrë dhëndër. Dhe u martuan sot. Historia e tyre u rrëfye nga Ardit Gjebrea si pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty”. /tiranapost

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë