Albani dhe Miriami sërish me bashkëpunim, po sjellin ‘Duamë’

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani po sjellin këngën bashkë, pas martesës.

Çifti shumë i dashur shqiptar kanë befasuar të gjithë kur përmes një postimi në rrjete sociale kanë zbuluar se ata janë martuar në fillim të këtij muaji.

Albani dhe Miriami janë martuar në një ceremoni private në Maldive, ndërsa ata madje kanë realizuar një këngë bashkë e me videoklip..

Kënga me titull ‘Duamë’ do të publikohet më 30 maj.

Ndërsa kujtojmë se Albani kishte realizuar edhe një këngë me videoklip kur ai i bëri një propozim të mrekullueshëm për fejesë Miriamit gjashtë vite më parë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë