Nuk po ua donë, nuk janë gati për Ligën e Kampionëve – të paktën kështu tregojnë statistikat. Liverpooli ka humbur 4 ndeshje prej 11 sa i ka zhvilluar në Champions, ndërsa në total në 38 paraqitje në garat tjera, ka pësuar vetëm 3 humbje.
Liverpooli po shijon një sezon fantastik. Me pak ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit 2018/19, skuadra e Jurgen Klopp po lufton në dy frone, Premierligë dhe Championsligë.
Por, ekziston mundësia që “Redsat” të mbesin pa trofe pavarësisht sezonit fantastik.
Në Premierligë ata janë një pikë pas Manchester City dhe po presin për një gabim të skuadrës së Pep Guardiolës, kurse në Champions pësuan humbje 3-0 nga Barcelona në ndeshjen e parë dhe do të jetë shumë e vështirë për të përmbysur gjithçka në “Anfield”.
Humbja në “Camp Nou” ishte e katërta në 11 paraqitje këtë edicion për Liverpoolin, më shumë 38 ndeshje në të gjitha garat (3 humbje).