Kjo shqiptarja që po çmend Italinë!

Është momenti i artë i një tjetër vajze që të lërë gjurmët e saj të suksesit në shtetin fqinj…Ndër vite, kemi parë emra shqiptarësh që kanë fituar famë, përmes talentit dhe punës, e tani është radha e një tjetër bukurosheje pas të cilës duket se po çmenden italianët. Kjo referuar mediave më prestigjioze atje që i kanë dedikuar artikuj të rëndësishëm. Ne ju njohim me Alba Vejselin. Modelja shqiptare është shfaqur në episodin e shtatë të “Ciao Darwin” dhe është prezantuar në skenë si një bukuri 100% shqiptare.

Me përmasat perfekte trupore 85-60-90, me gjatësi 1.74 centimetra, me linja fizike të përsosura, por sidomos me sytë blu magnetik, Alba u shpreh e vendosur në misionin e saj për të lënë shenjë në botën e modës italiane. Deri tani ajo ka pozuar për disa marka rroba banjosh në Itali, ndërsa në fjalën e saj, bukuroshja shqiptare nuk e fshehu synimin për të prekur pasaralet e metropoleve evropiane. ” Unë jam gjysmë greke dhe gjysmë shqiptare. Përveç punës në botën e modës, studioj në universitet, pasi kam një plan B. Për të ardhmen nuk i fsheh ëndrrat për një shtëpi të bukur dhe një familje”, u shpreh Vejseli.

Protagonizmi i saj në skenën e “Ciao Darwin” që prezantohet nga ikona e televizionit italian Paolo Bonolis dha menjëherë efekt në rrjetet sociale, pasi profili zyrtar i Alba Vejselit u rrit menjëherë në mënyrë eksponenicale me 47 mijë ndjekës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë