Kjo është rusja që ruan presidentin kontrovers rus

Është shumë e bukur, por edhe e guximshme.

31-vjeçarja, Anna Khramtsova u zgjodh si vajza më e bukur e Gardës Kombëtare ruse në një garë, ku pjesëmarrës në votime ishin mijëra rusë.

Khramtsova, nënë e një fëmije, mori më shumë se 57,000 vota, ndërsa forcat ku ajo bën pjesë janë përgjegjëse drejtpërdrejt për sigurinë e presidentit Rus, Vladimir Putin.

Khramtsova vjen nga një familje që prej vitesh ka pas shërbyer në ushtri. Babai i saj ka shërbyer në ushtri për 30 vite, ndërsa nëna shërbente në forcat e sigurisë.

“Unë jam krenare për të vazhduar traditën e familjes”, tha 31-vjeçarja, e cila pranon se ka qenë viktimë e shakave seksiste adresuar nga kolegët e saj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë