Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës ku për diskutim ishin 16 pika për rend dite, ndërsa me propozimin e anëtarit të Kuvendit, Beqir Kiqina, është shtuar edhe një pikë e rendit të ditës, propozim vendimin për plotësimin e komisionit për emërtimin e rrugëve ku është miratuar nga ana e anëtareve të Kuvendit.

Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Gani Sylaj, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili e ka kryesuar mbledhjen, anëtar të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it dhe monitorues nga OJQ KDI.

Më poshtë ju elaborojmë të gjitha pikat që kanë kaluar pas diskutimeve.

1. Fillimisht është bërë betim i anëtareve të rinj të Kuvendit Komunal në Drenas, të Florentina Kukaj e cila është zëvendësuar me Shqipe Zogun nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Gentrit Gerguri i cili është zëvendësuar me Xhavit Drenorin nga Iniciativa Qytetare për Drenasin.

2. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të mbajtur më datën 27.03.2019 ka kaluar.

3. Raporti Financiar i Zhvillimit të buxhetit Janar-Mars 2019 është diskutuar nga anëtarët e Kuvendit.

4. Propozim vendimi për lejimin e largimit/demolimit të disa ndarjeve, sporteleve dhe kryerjen e disa punimeve brenda hapësirës së QKMF-së “Dr.Hafir Shala” në Drenas, pas diskutimeve, ka kaluar me 25 vota.

5. Propozim vendimi për të hyrë në bashkëpunim ndërkomunal me Komunën e Vushtrrisë, Komunën e Skenderajt dhe Komunën e Obiliqit ka kaluar me 28 vota.

6. Propozim vendimi për të hyrë në bashkëpunim ndërkomunal me Komunën e Vushtrrisë ka kaluar po ashtu me 28 vota.

7. Propozim vendimi për të hyrë në bashkëpunim ndërkomunal me Komunën e Obiliqit ka kaluar me 28 vota.

8. Propozim vendimi për të hyrë në bashkëpunim ndërkomunal me Komunën e Lipjanit ka kaluar po ashtu me 28 vota.

9. Propozim vendimi për të hyrë në bashkëpunim ndërkomunal me Komunën e Fushë Kosovës ka kaluar me 28 vota.

10. Propozim vendimi për të hyrë në bashkëpunim ndërkomunal me Komunën e Malishevës ka kaluar me 24 vota.

11. Propozim vendimi për të hyrë në bashkëpunim ndërkomunal me Komunën e Klinës ka kaluar me 27 vota.

12. Propozim vendimi për formimin e komisionit vlerësues, për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës ka kaluar me shumicë votash.

13. Propozim vendimi për formimin e komisionit të ankesave i cili do të shqyrtoj ankesat e palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afat gjatë të pronës së paluajtshme të komunës ka kaluar me shumicë votash.

14. Propozim vendimi për vendosjen e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamës e Adem Jashari, Rasim Kiqina, Ilaz Kodra e Bedri Shala në sheshin “Fehmi Lladrovci” i plotësuar, ka kaluar me shumicë votash.

15. Propozim vendimi për lejimin e rrënimit të objektit që ndodhet në parcelën 767-5, në zonën kadastrale në Drenas, ish objekti për sigurime sociale, i plotësuar, ka kaluar me shumicë votash.

16. Propozim vendimi për plotësimin e komisionit për emërtimin e rrugëve ka kaluar me shumicë votash, përkatësisht me plotësimin e anëtarit të ri, Gentrit Gerguri.

17. Në pikën e 17, të ndryshme, na ana anëtarët e Kuvendit të Komunës, janë diskutuar disa çështje ne interes të përgjithshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit.
Me gjerësisht, mbledhjen e Kuvendit të Komunës mund ta përcjellni edhe përmes ueb faqes zyrtare të komunës dhe kanalit YouTube.; https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=c4PfdiJEu54 https://kk.rks-gov.net/gllogoc/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë