Thirret mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar çështje të ndryshme me interes që bien në fushëveprimin e KKSB-së. Pikat e rendit të punës janë:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur më 11.03.2019;
2. Siguria në komunikacion, aksidentet dhe parkingjet në vendet e palejuara;
3. Të ndryshme.

Mbledhja e KKSB-së do të mbahet më datën 02.05.2019 duke filluar nga ora 14:00 në Sallën e mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve dhe ftohen të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë për të diskutuar këto çështje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë