Motrat Mustafa edhe një herë reagojnë ndaj deklaratave të Shyhrete Behlulit

Po vazhdojnë reagimet e Motrave Mustafa dhe Shyhrete Behlulit për këngët dedikuar nënës.

Motrat Mustafa kishin deklaruar se ideja e këngës iu ishte marrë nga Shyhrete Behluli. Ani pse mënyra se si është realizuar kënga është krejt ndryshe nga të dyja palët, Motrat Mustafa kanë thënë se ajo është marrë nga Shyhretja, pasi ia kishin treguar planin që kishin kohë më parë.

Pas gjithë kësaj zhurme, reagoi edhe këngëtarja Shyhrete Behluli, e cila tregoi anën tjetër të medaljes.

Në një intervistë për “Prive”, Shyhretja tha “Me njëfarë forme mund të them se ato kanë shpif për mua në këtë rast, me njollos emrin tim, karrierën time, që është shumë e dhimbshme, është shumë e ulët, kush nga një kolege shoqe”.

Pas kësaj deklarate, Motrat Mustafa kanë reaguar përmes një postimi në Instagram, ku shkruajnë se Shyhretja nuk ka thënë asgjë të vërtetë.

Shkrimi i plotë i Motrave Mustafa publikuar në Instagram:

“Sa me kenaqesi e tregon nje histori qe e din me mire Shyretja se te gjith ne,nje realitet qe po i dhemb shume.

Nje rrug i mbetet, ose me dal me then tverteten qe e pat shume te veshtire, zgjodhi gjithqka ne favor te vetin, sepse askush nuk e pranon fajin…

Nje gje me befasoi shume, a i kerkoi falje Shkurte Fejzes qe kjo eshte fajtore. Ata qe shpifin se kan problem me te bo edhe shpifse se e verteta dhemb po eshte e vertete . Tani po e kuptoj Shkurten pse zgjodhi heshtjen,se me njerz te tille me e mire heshtja .

Shyretja e kuptoj realitetin dhe kjo e paska vra shume, per kete aryse doli me nje deklarat jo modeste,jo njerzore,edhe shume zhgenjyese.

Un e tregova ni gje te vertete sepse nuk di ndryshe. Nuk ka me mire ne kete jete se me pas ndergjegjjen e qet.

Sinqeriteti eshte gjeja me çmuar e imja dhe e familjes time andaj kto gjera kalojn e ju meritoni veq keng te mira te zemres..Me urrejtjen qe ajo foli flasin vetem ata qe kan urrejtje mbrenda vetes . As edhe nje gje nuk e tha te vertet ,po jam shume e qet kur e di qe edhe ajo e din cila eshte e verteta.

Tha me kerku falje, un smundem me thon me na kerku falje ajo ,se ne jemi shume te reja kunder moshes te saj. Vetem respekt per moshen qe e ka…

E ju miq, e ndajta me ju ket shkrim si e ndajta shume muaj me par kete tem te kesaj kenge qe u prit fal jush shume mire dhe ju falemderojme pa fund.

Me respekt

Sahide Mustafa!”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë