Engjëllusha publikon me videoklip këngën ‘Fejesa’

Engjëllusha Salihu ka publikuar këngën e saj më të re.

Këngëtarja e mirënjohur, Engjëllushe Salihu solli sot projektin e ri muzikor, me titull “Fejesa”.

Në videoklipin e këngës shihen një çift, teksa po e kurorëzojnë dashurinë e tyre me fejesë.

Për vizuelizimin e projektit këngëtarja ka bashkëpunuar me produksionin MProduction, ndërsa për tekstin Abaz Selmani dhe për muzikën e orkestrimin Miti Geci.

Në këtë klip, Engji duket mjaft e veçantë dhe mbetet të shihet se sa do të pëlqehet nga fansat e muzikës së saj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë