Tre ditë më parë, aktori i njohur turk, Burak Ozcivit dhe partnerja e tij, Fahriye Evcen, u bënë prindër për herë të parë.
Fahriye solli në jetë një djalë që çifti e pagëzoi me emrin Karan. Mediat turke treguan se aktori asistoi gjatë lindjes së të voglit dhe përjetoi shumë emocione.
Vetëm 3 ditë pas ardhjes në jetë të Karanit, mediat kanë bërë publike foton e parë të bebushit të aktorit.
Fahriye ka pozuar me të voglin në krahë, ndërkohë që Burak qëndron pranë tyre.