Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e rënë në Negroc të Drenasit

Sot janë mbushur 20 vjet nga rënia e 21 dëshmorëve të UÇK-së dhe 36 martirëve në Negroc të Komunës së Drenasit.

Homazhe në varrezat e dëshmorëve kanë bërë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deputetja Sala Shala, ish ministri Ferat Shala, Bislim Zogaj dhe shumë qytetarë.

Në këtë shënim përvjetori u tha se kompleksi memorial “Pëllumbat e Lirisë” e dëshmon sakrificën dhe lavdin e popullit tonë. Po ashtu u tha se Drenica ishte frymëzimi i parë i luftës çlirimtare, ishin lëvizjet e para të armatosura të këtij vendi për t’iu kundërvënë armikut shekullor serb.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë