Gresa Behluli ka këtë këshillë për vajzat që do të martohen

Gresa Behluli është padyshim nusja më e përfolur e kohëve të fundit.

Kanë kaluar vetëm një javë kur Gresa Behluli i dha fund beqarisë.

Që nga fillimet e përgatitjes për ceremoninë e dasmës, ajo ishte temë kyqe në faqen e showbizit.

Një event tejet madhështor u realizua për dyshen e lumtur, Gresën dhe Lulëzimin.

Përveç kësaj, ajo që ua tërhoqi vëmendjen të gjithë misafirëve ishin përgatitjet personale të Gresës, ku u shfaq me koleksione të ndryshme.

Si rezultat i bukurisë dhe elegancës, këngëtarja doli në përfundim se thjeshtësia ishte ajo që e bëri të ndihet superiore.

Sot, ajo ka hedhur një imazh në rrjetin privat duke shtuar një mbishkrim që do të ju hyjë në punë të gjitha femrave.

Grimi i i thjeshte dhe natyral, gjithmone mbetet zgjidhja me e mire. Nje keshille per vajzat e reja-nuset e ardhshme:
Mos ngjithni 2 kg floke, mos e teproni me grimin, mos merrni botox se dukeni me te vjetra dhe dilni nga vetja-orgjinaliteti ju bene me u dok ma bukur gjithmone, edhe kur i shihni fotot mas 20 viteve me ju pelqy vetja
”, është këshilla e saj.

Ndryshe, në ditën e kanagjegjit dhe dasmës, Gresa vendosi ta realizoi edhe klipin e këngës së re, që e solli në bashkëpunim me nënën e saj, Shkurte Fejzën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë